Prof. Dr. Novruz Koci
 

Prof. Dr. Novruz Koci

Pedagog
Fakulteti: Ekonomisë dhe Financës
Departamenti: Ekonomiks
Përgjegjes për: Departamentin ekonomiks e statistike

Angazhimi në mësimdhënie:
- Teori e Pergjithshme Statistikes
- Statistike Ekonomike
- Statistike
- Demografi
- Metodat Sasiore
- Politikat Demografike
- Modele statistikore te vendimmarrjes menaxheriale

Fushat e kërkimit:
Arsim, Demografi, Fondet themelore, Sigurime dhe Statistike

CV
Është diplomuar ne ekonomi,1965. Duke filluar nga viti 1967, me ndonjë ndërprerje, për mbi 15 vjet ka qenë pedagog efektiv në Fakultetin e Ekonomise të Universitetit të Tiranës dhe per nje periudhe 3 vjecare edhe përgjegjës i Katedrës së Statistikës. Nga 1997-2004 ka patur detyrën e bashkedrejtorit dhe zv. Drejtorit te pergjithshem të INSIG. Nga viti 2004-2009 pedagog në Universitetin Ushtarak "Skënderbej", prej të cilave 3 vjet Dekan i Fakultetit të Menaxhimit.

Në vitin 1987 ka mbrojtur disertacionin me studimin "Analiza ekonomiko-statistikore e fondeve themelore në industri". Në vitin 1994 ka marrë titullin "Profesor i Asociuar" dhe në vitin 2002 titullin "Profesor". Është autor dhe bashkëautor në 15 tekste mesimore, tekste ushtrimesh dhe monografi me mbi 2500 faqe të botuar nga të cilat 4 prej tyre me mbi 1200 faqe janë botuar pas vitit 2002.

Është autor dhe bashkëautor në mbi 20 artikuj në revista me mbi 200 faqe, në disa referate e kumtesa nga të cilat 3 prej tyre janë mbajtur ose botuar jashtë vendit, në buletine dhe revista të huaja. Ka punuar në mbi 30 studime, duke qënë autor i mbi 500 faqeve, nga të cilat 150 janë botuar në revista të ndryshme.

Monografi e Tekste
1. Teoria e pergjithshme e statistikes II, viti 1976, bashkautor me 116 faqe, per kapitullin "Madhesite mesatare" me 84 faqe dhe "Studimi i variacionit dhe i formave te shperndarjes" me 32 faqe.
2. Statistika e Industrise II, viti 1971 dhe 1982, bashkautor me 57 faqe per kapitullin "Statistika e mjeteve te punes ne industri".
3. Statistika Ekonomike I, viti 1971, bashkautor per 91 faqe, me kapitullin "Objekti i Statistikes Ekonomike dhe Sistemi i Treguesve te saj" 24 faqe si dhe kapitullin "Statistika e Pasurise Kombetare" 67 faqe.
4. Statistika Ekonomike I, viti 1986, bashkautor me 120 faqe, per kapitullin "Objekti i Statistikes Ekonomike dhe Sistemi i Treguesve te saj" 30 faqe dhe "Statistika e Pasurise Kombetare" 90 faqe.
5. Statistika e Bujqesise II, viti 1971, bashkautor me 117 faqe, per kapitullin "Objekti i Statistikes se Bujqesise dhe Sistemi i Treguesve te saj" me 24 faqe, "Statistika e Bazes Toksore e Materiale te Bujqesise" 44 faqe dhe "Statistika e Punes dhe e Pagave" 49 faqe.
6. Statistika e Bujqesise II, viti 1982, bashkautor me 50 faqe per kapitullin "Statistika e Bazes Materialo-Teknike te Bujqesise".
7. Ushtrime te Statistikes Ekonomike, viti 1972, 235 faqe.
8. Ushtrime te Statistikes Ekonomike, viti 1984, bashkautor me 72 faqe per kapitujt 1, 2, 3, 5, dhe 6.
9. Monografi me titull:"Fondet themelore dhe analiza ekonomiko-statistikore e tyre ne industri" Tirane 1988, 226 faqe
10. Teksti "Ekonomia e Sigurimeve" per shkollen e mesme ekonomike, dorzuar per botim ne vitin 2000, bashkautor me 150 faqe.
11. Teksti "Llogaria e Sigurimeve" per shkollen e mesme ekonomike. Pjesa e Statistikes me 56 faqe, dorezuar per botim ne vitin 2001.
12. "Pasiguria dhe Sigurimet – Liber autor per 300 faqe, Tirane, shtator 2002, 403 faqe (me bashkeautore).
13. Teksti " Statistika per Menaxhere" per Fakultetin e Menaxhimit te U.U.S, Tirane 2006, 600 faqe.
14. Teksti " Demografia" per Fakultetin e Menaxhimit te U.U.S, Tirane 2008, 264 faqe.
15. Teksti " Statistika per Menaxhere Ushtrime" per Fakultetin e Ekonomise te Universitetit Marin Barleti, Tirane 2010, 368 faqe.

Artikuj shkencor dhe botime te tjera
1. Forcimi i regjimit te kursimit detyre e perhershme edhe ne sektoret e arsimit, te kultures e fiskultures, 10 faqe, botuar ne "Revisten Pedagogjike", nr.4,1985.
2. Mbi disa probleme te rritjes se efektivitetit te perdorimit te fondeve themelore ne industri, 14 faqe te botuara ne revisten "Probleme Ekonomike", nr. 2, 1987.
3. Shfrytezimi me i mire i aftesive prodhuese – rezerve e fuqishme per realizimin e detyrave ne te gjithe sektoret, 10 faqe te botuara ne revisten "Probleme Ekonomike" nr. 4, 1987.
4. Perteritja e fondeve themelore dhe disa probleme te konsumit te tyre, 10 faqe te botuara ne revisten "Probleme Ekonomike" nr.4, 1988.
5. Privatizimi ne kuadrin e tranzicionit ekonomik ne Shqiperi (30 faqe me bashkautor, botuar ne revisten "Ekonomia dhe Tranzicioni" nr.2, 1994)
6. Privatizimi dhe pasojat ne punesimin e rinise, 10 faqe me bashkautor, botuar ne revisten "Ekonomia dhe Tranzicioni" nr.1/27, 2001.
7. Procesi i privatizimit dhe i pas privatizimit ne Shqiperi, botuar ne revisten e permuajsheme bullgare "Alternativa"®Nr.9-10, 2001.
8. Probleme te Qeverisjes se Korporatave. Rasti i kompanive te sigurimit.(INSIGdhe SIGMA). Botuar ne revisten " Ekonomia dhe Tranzicioni" nr. 4/30, viti 2001.
9. Reformimi i fushes se sigurimeve ne Shqiperi. Botuar ne revisten " Ekonomia dhe Biznesi" nr.1(21), viti 2006.

Referime në konferenca:
1. Simpozium i perbashket i Fakultetit te Ekonomise me Fondacionin gjerman Friedrich Ebert i oganizuar ne prill 1993, ku u mbajt kumtesa me titull "Probleme te demografise shqiptare gjate periudhes se tranzicionit"(me bashkautor 11 faqe )
2. Simpozium i organizuar nga Fakulteti i Ekonomise dhe Fondacioni Friedrich Ebert ne nentor 1993 lidhur me gjendjen e reformes ekonomike ne shqiperi ku u mbajt referati me titull "Privatizimi ne kuadrin e tranzicionit ekonomik ne Shqiperi" ( me bashkeautor )
3. Konferenca "Drejtime te Kooperimit Ballkanik", organizuar ne Struge, tetor 1996 ku u mbajt kumtesa "Mbi tranzicionin bujqesor ne Shqiperi dhe mundesit e bashkepunimit rajonal", 8 faqe, me bashkautor
4. Konferenca e dyte kombetare e studimeve ekonomike organizuar ne Tirane ne tetor 1997 ku u mbajt kumtesa me titull "Ndikimi i fondeve te investimeve dhe i firmave rentiere ne procesin e privatizimit masiv" (me bashkeautor 15 faqe )
5. Konferenca kombetare per problemet e rritjes ekonomike ne Shqiperi, e organizuar ne Tirane , mars 1999 ku u mbajt kumtesa me titull "Ekonomia informale ne procesin e privatizimit, pervoje nga Shqiperia" (me bashkeautor 10 faqe)
6. Konferenca " Rinia dhe zhvillimi i ekonomise", organizuar nga shoqata e ekonomisteve te Shqiperise, dhjetor 2000, ku u mbajt kumtesa me titull: "Privatizimi dhe pasojat ne punesimin e rinise" me bashkeautor, 11 faqe
7. Konferenca nderkombetare "Stabiliteti dhe zhvillimi ne Europen Juglindore" organizuar nga Universiteti i Thesalise ne Volos te Greqise ne qershor 2001, ku u mbajt kumtesa me titull "Privatizimi masiv ne Shqiperi dhe problemet e pas privatizimit" me bashkautor, 13 faqe.
8. Konferenca nderkombetare ne kuadrin e Paktit te Stabilitetit "Integrimi dhe transformimi ne Shqiperi, Hungari dhe Maqedoni" mbajtur ne Bamberg te Gjermanise ne korrik 2001 ku u mbajt kumtesa me titull "Pas privatizimi ne Shqiperi. Deshtim apo sukses?" me bashkautor, 10 faqe.
9. Workshop " Probleme te drejtimit te ndermarrjes"organizuar nga Qendra Shqiptare per Kerkime Ekonomike ku u mbajt kumtesa me titull: Problemet e Qeverisjes se Korporatave ne Shqiperi. Rastet e INSIG-ut dhe SIGMA-s, 6 faqe me bashkautor.

Kontribute të tjera:
- Antar i Keshillit Shkencor te Fakultetit Ekonomise te UT, ne vitin 1980-1983.
- Antar i Keshillit te Byrose Shqiptare te Sigurimeve Motorrike nga viti 2001-2004.
- Antar i Komisionit per vlersimin e 10 doktoraturave ne vitin 1993,1994, 2003 - 2008
- Kryetar i Keshillit te Njesise Bashkiake Nr.2 Tirane, nga viti 2000-2011
- Nje sere artikujsh ne shtypin e perditshem

Pjesëmarrje në projekte (shkrim, drejtim dhe zbatim projektesh):
1. Studimi mbi rivlersimin e fondeve themelore ne sistemin e Ministrise se Arsimit dhe te Kultures ( me bashkautor ) 12 faqe ,viti 1983.
2. Studimi mbi gjendjen e makinerive dhe pajisjeve te pa vena ne shfrytezim dhe masat per ndreqjen e saj ( me bashkautor ) 15 faqe, viti 1983 .
3. Perpilimi i metodikës per hartimin e planit te zhvillimit te arsimit, kultures e fizkultures si dhe mbeshtetjen e tij me investime, bazen e nevojshme materiale e teknike dhe numer punonjesish, 118 faqe viti 1984.
4. Hartimi i studimit mbi uljen e shpenzimeve ne sektoret socialkulturor (me bashkautor 30 faqe viti 1985)
5. Studim mbi zhvillimin e sektoreve te arsimit, kultures dhe fiskultures dhe mbeshtetjen e tyre me bazen e nevojshme materiale e teknike per deri ne vitin 2000 ( me bashkautor ) 30 faqe viti 1985
6. Studimi per privatizimin ne kuadrin e tranzicionit ekonomik ne shqiperi.Viti 1993, 26 faqe me bashkautor.
7. Studimi me titull: " Ekonomia shqiptare dhe trazicioni i saj" realizuar me grup pune nga Fakulteti i Ekonomise ne bashkepunim me Qendren e Studimeve Nderkombetare te Universitetit te Athines, ne vitet 1993-1994.
8. Studimi mbi kriteret baze per perzgjedhjen dhe pranimin ne pune te punonjesve te rinje.Viti 1997, 12 faqe me bashkautor.
9. Studimi mbi kriteret dhe menyren e administrimit te zerave te ndryshem te shpenzimeve ne Institutin e Sigurimeve. Viti 1998, 12 faqe me bashkautor.
10. Studimi mbi disa probleme te zhvillimit strategjik te Institutit te Sigurimeve. Viti 1999, 25 faqe me bashkautor.
11. Hartimi i projektit per kthimin ne agjensi te degeve te Institutit te Sigurimeve ne rrethet e vogla qe rezultonin me humbje. Viti 2000, 21 faqe me bashkautor.
12. Hartimi i projektit per Reformimin e fushes se sigurimeve ne Shqiperi. Viti 2006, 15 faqe me bashkëautor.